Përkujtohen dëshmorët e 81-tës

2 Prill, 2018 - 10:30 am

Me rastin e 27-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981, të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, sot më 2 prill, në ora 12:00, do të bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Homazhet do të mbahen te vendi i rënies, pllaka përkujtimore afër objektit të Qeverisë, ndërsa më pas do të vazhdohet te varret e dëshmorëve në lagjen Arbëria, në Prishtinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme