Politikani i njohur zviceran “bën shqiponjën” dhe thotë se të natyralizuarit nuk janë zviceranë

1 Korrik, 2018 - 9:56 am

Vështirë se ekziston ndonjë politikan që ende nuk e ka komentuar gjestin e diskutueshëm të shqiponjës dykrenare në Kupën Botërore, në ndeshjen në mes të Zvicrës kundër Serbisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Tani edhe “babai” i partisë zvicerane SVP, Christoph Blocher është kyçur në reagim.

Në episodin e fundit të “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e Përfaqësueses zvicerane:

“Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre”. Dhe “Sportistët nuk janë shenjtorë”

Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori Matthias Ackeret i parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?” Me këtë rast, Blocher në stilin tipik të SVP-së pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë”, përcjell albinfo.ch.

Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët fryen në zjarr dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askend”.

Të ngjajshme