Pranvera Badivuku, të enjten në bisedën ‘KultWoman me…’

18 Dhjetor, 2018 - 5:58 pm

Këtë të enjte, me 20 dhjetor, me fillim prej orës 17:00 nëPrishtinë vjen një ngjarje që nuk duhet humbur.

Pranvera Badivuku, kompozitore dhe një grua që i ka dhënëshumë muzikës shqipe, e ftuar nga KultPlus do të jetë pjesë e “KultWoman me…”

Pranvera Badivuku është kompozitorja e parë kosovare pas Sevime Gjinalit.

Pesë Okarina të Arta, çmimet më të larta të Akordeve të Kosovës, pjesëmarrëse në Zambakun e Prizrenit, udhëtare muzikore në Sarajevë, Shkup e Shkodër, Pranvera Badivuku është një grua historike në fushën e saj.
Gjatë jetës së saj ajo ka realizuar rreth 150 kompozime të zhanreve të ndryshme, nga fëmijët e deri te zhanri popullor dhe muzika e lehtë.

Këtë të enjte, ejani ta takoni Pranvera Badivukun dhe ta dëgjonitregimin e saj, muzikën që ajo ka krijuar dhe momentet më të mira të karrierës.

Ngjarja mbahet në Prishtinë, në Qendrën Informative dheKulturore të Bashkimit Evropian, afër Kinemasë ABC.

Projekti KULTWOMAN ME… mbështetet nga ‘Culture for Change’dhe organizohet nga KultPlus – gazeta e parë shqiptare për art dhe kulturë.

Të ngjajshme