Presidenti Klinton nderohet me pullën e bronzit me imazhin e tij

11 Qershor, 2019 - 8:14 pm

Bill Klinton, ish-presidentit të SHBA-ve i cili këto do të qëndrojë në Kosovë për nder të ditës së çlirimit duke u pritur me organizime dhe nderime të shumta nga ana e udhëheqësve të shtetit të Kosovës.

Përveç mirënjohjeve të shumta, Klintonit iu dha edhe pulla e parë postare e punuar në bronz me imazhin e tij, ketë e ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha.

Statusi i plotë:

Jam i lumtur dhe shumë krenar që me rastin 20 vjetorit të lirisë tonë, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, me nderime të larta ia dhuruam pullën e parë postare të punuar në bronz me imazhin e tij, mikut më të çmuar amerikan që ka populli ynë, Presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.

Presidenti Clinton, ishte personaliteti kryesor që shfrytëzoi në maksimum autoritetin e tij në udhëheqjen e SHBA-ve, duke i mobilizuar edhe shtetet euro perëndimore, që i dhanë përkrahje të fuqishme popullit të Kosovës në luftën e drejtë të UÇK-së për çlirimin nga Serbia.

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes kësaj pulle postare shpreh mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm, Presidentit Bill Clinton, për lirinë që e gëzon Kosova nga 12 qershor 1999.

Zoti e bekoftë Presidentin Bill Clinton dhe familjen e Tij!/KultPlus.com

Të ngjajshme