Princi Leka II do të shpallet anëtar nderi në RC Prishtina Newborn

24 Maj, 2019 - 1:30 pm

Sekretari i klubit Luan Durmishi ka njoftuar për KultPlus se kjo ceremoni do të mbahet më 28 maj, dhe sipas organizatorëve kjo është një ngjarje e një rëndësie të veçantë, si për Rotary Club Kosova por edhe për Kosovën.

“RC Prishtina Newborn është Klub i katërt në kryeqytet, i cili përveç shtyllave kryesore ku vepron Rotary, fokus të veçantë ka edukimin duke promovuar kulturën dhe artin. Princi Leka II do të mbërrijë në Prishtinë të martën, më 28 maj,  në selinë e Rotary Club Prishtina Newborn./KultPlus.com  

Të ngjajshme