Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, sjellë diskutimin “Arsimi është Art dhe Kulturë”

10 Qershor, 2018 - 2:00 pm

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë në kuadër të fushatës arsim cilësor do të sjellë diskutimin “Arsimi është Art dhe Kulturë”, shkruan KultPlus.

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë ju fton të merrni pjesë në një panel diskutim mbi rëndësinë e artit dhe kulturës në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Diskutimi do të ngritë disa pika të rëndësishme në lidhje me rolin që arti dhe kultura luajnë në zhvillimin e të rinjve duke i bërë ata më mendje hapur. Diskutimi është pjesë e aktiviteteve të fushatës për Edukim Cilësor, të nisur në maj e që menaxhohet nga Zyra e BE-së zbatohet nga EUICC.

Diskutimi do të mbahet më 13 qershor duke filluar nga ora 16:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme