Qeveria ndan 500 mijë euro për ‘Vitin e Skënderbeut’

9 Mars, 2018 - 1:37 pm

Në mbledhjen e sotme qeveria ndau 500 mijë euro për aktivitetet e “Vitit të Skënderbeut” në 550 vjetorin e vdekjes së tij.

Qeveria ndau sot 500 mijë euro për aktivitetet që do të shënojnë Vitin e Skënderbeut në kohën kur po bëhen 550 vjet nga vdekja e tij.

> Fatos Qerimi Emërohet Sekretar në Ministri > Miratohet Koncept-Dokumenti për Pagat > Kalimi i Pakos së Ligjeve në Kuvend, Jetik për Sundimin e Ligjit > Miratohet Deklarata për Demarkacionin si Aneks-Marrëveshje
Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi ndarjen e 943 mijë eurove.

“Një numër i aktiviteteve të parapara ndër shqiptare megjithatë propozoj që të ndahen 943 mijë euro prej të cilave 250 mijë do të përdoren për restaurimin e kishës në Prizren”, tha Haradinaj.

Por ministri Bedri Hamza tha se paratë nga rezervat e shtetit po shkojnë drejt fundit dhe u bëri thirrje pjesëtarëve të kabinetit qeveritar që me kohë kërkesat buxhetore t’i paraqesin nëpër ministri.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.

Ai kërkoi pastaj që të ndahen vetëm 500 mijë euro për “Vitin e Skënderbeut”.

“Deri në 500 mijë euro ne kemi ardhë me përkrah. Propozimi i Ministrisë së Financave është që të ndahen 500 mijë euro 250 mijë për restaurim të kishës e 250 mijë për zhvillimet e tjera. Pra totali 500 mijë”, tha Hamza.

Pastaj kabineti qeveritar miratoi propozimin e Hamzës. / Kallxo.com / KultPlus.com

Të ngjajshme