Qeveria shpall tenderin për restaurimin e kalldrëmeve në Pazarin e Gjirokastrës

31 Janar, 2018 - 9:08 am

Qeveria e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së projektit, “Integrimi urban dhe zhvillimi i turizmit”, dhe ka për qëllim të përdorë pjesë të këtij financimi për kontratën “Restaurimi i ansamblit arkitektonik, Pazari Gjirokastër”, monument i kategorisë së dytë, për rehabilitimin e infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në pazarin e Gjirokastrës.

Fondi Shqiptar fton tani ofertuesit të kualifikuar për të paraqitur ofertat e tyre për punimet civile, “Restaurimi i ansamblit arkitektonik, Pazari Gjirokastër”, që parashikohen të kryhen për një periudhë kohore prej 12 muajsh. Tenderi do të zhvillohet në bazë të një dokumentacioni të harmonizuar ndërmjet dokumentacionit për prokurimin e tenderit të hapur, sipas Agjencisë së Prokurimit Publik dhe standardeve të Bankës Botërore, duke u realizuar sipas procedurave të përcaktuara në udhëzuesit e Bankës Botërore, për: “Prokurimi i mallrave, punët dhe shërbimet jokonsultuese nën huat IBRD dhe kreditë IDA e grantet nga huamarrësit e Bankës Botërore.

Ofertuesit/kompanitë e interesuar/a mund të marrin informacion më të detajuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe të kontrollojnë dokumentet e tenderimit gjatë orareve zyrtare nga 9:00 deri 16:30, në adresën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Ofertat duhet të dërgohen para datës 5.3.2018, ora 10:00. Ofertat elektronike nuk do të lejohen. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prezencë të përfaqësuesve të caktuar të ofertuesve dhe kujtdo që zgjedh të marrë pjesë. Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një sigurim oferte me vlerë 2,900,000 lekë (dy milionë e nëntëqind mijë). Një rrugë me kalldrëm, prej nga mund të shkosh edhe në portën veriore të kalasë, të çon drejt lagjes “Pazar i Vjetër”, shkruan SotNews.

Në kryqëzimin që ndan atë me rrugën që të çon drejt lagjes “Manalat” ndodhet një shesh i vogël, i njohur si “Sheshi i Pasha Kaurit” (një nga të rrallët pashallarë që ishte i krishterë). Më tej përmes një rrugice ngrihen banesat. Rrugica të ngushta, të shtruara me gurë e në pjesën më të madhe të lyera anash me gëlqere janë degëzimet e lagjes, me ndërtime interesante, duke filluar nga objekti i parë fetar i krishterë e deri te konsullata e parë greke që ka funksionuar në Gjirokastër. Nga dokumentet e kohës mësohet se kur numri i banorëve brenda kalasë u rrit me rreth 200 familje, një numër relativisht i madh, atëherë nisën të dalin jashtë mureve dhe të ndërtohen shtëpitë e vjetra, që i takojnë lagjes “Pazar i Vjetër”./ KultPlus.com

Të ngjajshme