Ramush Haradinaj: Faleminderit Dua

29 Janar, 2019 - 8:15 pm

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vënë emrin e Kosovës në sheshin më të njohur në botë, “Times Square” në New York.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë.

Ky sukses i Dua Lipës që konsiderohet si ambasadorja më e mirë e Kosovës, duket se e ka bërë krenar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi e ka falënderuar yllin botëror.

Më poshtë ju sjellim postimin e kreut të qeverisë.

Të ngjajshme