займ на карту онлайн потребительский кредит

Restaurim i Kishës së Manastirit të Rubikut, monument me vlera unikale

23 Janar, 2021 - 10:01 am

Kisha e Manastirit të Rubikut, në Mirditë, monument kulture i kategorisë së I-rë, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.Me një sipërfaqe prej 390m2 kisha ngrihet mbi një shkëmb të thepisur buzë lumit Fan, pranë Rubikut.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese në “Kishën e Manastirit të Rubikut, në Mirditë”.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve.

IKTK mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kjo kishë përfaqëson një objekt të rëndësishëm kulti të shek XII- XIII. Ajo ka përfunduar së ndertuari në vitin 1272. Vlerë unikale e saj janë afresket, piktura murale të stilit bizantin.

Godina është monument kulture dhe paraqet interes në aspektin ndertimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme