займ на карту онлайн потребительский кредит

Restaurimi nxjerr në dritë zbulime të reja nga Kisha e Shna Premtes në Balldre të Lezhës

14 Nëntor, 2019 - 10:40 am

Gjatë këtyre muajve po restaurohet Kisha e Shna Prenes në Balldre të Lezhë. Restauratori Frederik Stamati ka publikuar disa zbulime që dolën në dritë gjatë punimeve, ku shquhen edhe disa simbole në gurët e varreve, transmeton KultPlus.

Nje gur tjetër i bërë publik më parë nga studiuesja Ledi Shamku Shkreli, ka dëshmi se gjuha shqipe ka qenë e shkruar para Kongresit të Manastirit,  dhe që ishte i përhapur edhe në zonat rurale të vendit krahas qyteteve ne shek. XVIII.

Ne foto shihini disa gurë varri mbas restaurimit nga varrezat e kishës së Shën e Premtes në Balldren, të publikuara nga Prof. Frederik Stamati, i cili këto ditë po punon intensivisht, ndërsa së shpejti pritet të bëhet edhe përurimi i kishës së restauruar. /shqiptarja.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme