Restaurohen muralet e realizuara nga Onufri në Elbasan

11 Tetor, 2018 - 10:30 pm

Specialistët e sektorit të artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës janë duke kryer ndërhyrje restauruese dhe konsoliduese në afreskun e Kishës së Shën e Premtes, në Valsh të Elbasanit.

Pikturat murale të kësaj kishe mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të shek. të 16-të, Onufrit.

Restaurimi i fragmenteve të pikturës murale është një proces tepër delikat, i cili ka nisur me gjetjen e copëzave në kishë, më tej me punën në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, për të vijuan me vendosjen në vepër të fragmenteve të dëmtuara./ KultPlus.com

Të ngjajshme