Rikthehen gërmimet në mozaikun e Durrësit

2 Maj, 2024 - 10:15 pm

Pas rreth 6 muajsh pezullim, arkeologët u rikthyen në kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, ku u gjet një mozaik floreal i shekulli I të Erës Sonë.

Fillimi i gërmimeve në ditë e parë të punës solli gjetje të rëndësishme si rifiniturat e veshjeve të brendshme të vilës,  pllaka me dekoracione të Mesdheut, veçanërisht në Pompei, të cilat datojnë para dhe pas lindjes së Krishtit.

Arkeologu Përzhita thotë se pas zbulimit të pjesës së madhe të mozaikut, pritet të vendoset se çfarë do të bëhet me ekspozimin e tij.

Mozaiku floreal, datuar nga fundi i shekullit I dhe fillimi i shekullit II, i gjetur në një vilë luksoze pranë amfiteatrit të Durrësit, është vlerësuar si një nga zbulimet më interesante të nëntokës së qytetit.

Gërmimet arkeologjike po zhvillohen në zonën ku pritet të ndërtohet shkolla “Gjergj Kastrioti”, me thellësi prej 6.75 metra dhe sipërfaqe paraprakisht të përbashkët prej 560 m².  Për këto gërmime, Bashkia e Durrësit ka akorduar një fond prej rreth 13 milionë lekësh të reja./KultPlus.com

Screenshot

Të ngjajshme