Ritme të larta pune për restaurimin e Urës së Kasabashit

18 Shtator, 2019 - 10:00 pm

Specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës kryen një inspektim në Urën e Kasabashit, monument kulture i kategorisë së I-rë, e ndodhur në qytetin e Çorovodës.

Gjatë inspektimit të kryer në terren, u konstatua se punëtoret e firmës restauruese kishin kryer disa punime si, fugatim murature (në proces), restaurim korrnize (në proces), kishin filluar me restaurimin e qemerit, dritarja e shkarkimit në të majtë, bjefi i sipërm si dhe restaurimi i murit mbushës midis harkut të madh dhe dritares në krahun e majtë të tij (biefi i sipërm).

“Pas diskutimit me teknikun dhe përfaqësuesin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat u la që në të dyja këmbët e urës, bjefi i sipërm të rindërtohen pendët mbrojtëse nga rryma e ujit më gurë sipas themelit që do të gjendet nga sondazhi që do të bëhet. Punimet vazhdojnë, të ndjekura nga tekniku i punimeve sipas detyrave të lëna”, bën të ditur Instituti i Monumenteve të Kulturës. /KultPlus.com

Të ngjajshme