Rituali shekullor i mbledhjes së trëndafilave në Bullgari

23 Maj, 2022 - 5:00 pm

Fillimi i sezonit të mbledhjes së trëndafilave ka nisur zyrtarisht në rajonin e Karlovës, në Bullgarinë Jugqendrore.

Herët në mëngjes në fushat me trëndafila afër qytetit u mbajt një ritual për një korrje sa më të mbarë.

Rituali u krye për herë të parë shekuj më parë, kur trëndafili i Damaskenit u fut në Bullgari.

”Që atëherë kjo lule është bërë mjet jetese në rajonin e Karlovës”, tha Rumen Stojanov, mikpritës i festimeve.

Ai shpjegoi se tradita përfshin pronarin më të vjetër që bekon fillimin e mbledhjes së trëndafilave për ta bërë fushatën të suksesshme.

”Qëllimi tjetër i ritualit është që të rinjtë, të cilët ende nuk kanë punuar në trëndafilat, t’u tregohet se sa e bukur është kjo bimë dhe t’i inkurajojë ata të vazhdojnë traditën”, shtoi Stojanov.

Ritualet vjetore të mbledhjes së trëndafilave filluan edhe në rajonin e Kazanlakut, në Bullgarië Qendrore.

Disa evente janë pjesë e Festivalit tradicional të Trëndafilit, edicioni i 119-të i të cilit po zhvillohet këtë vit.

Vetëm një kilogram vaj trëndafili kërkon tre deri në tre tonë e gjysmë petale./atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme