Rritet numri i vizitorëve në Monumentet e Kulturës në Shqipëri (VIDEO)

22 Mars, 2018 - 10:01 am

Një fillim të mbarë dhe premtues për një numër të lartë turistësh e ka cilësuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro fillimin e 2018-ës.

Kumbaro, e cila ka publikuar në Facebook-un e saj këtë video, shkruan: “Dita e mbarë duket që në mëngjes. Shumë premtues 2018 për turizmin kulturor në Shqipëri që në dy muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Sfida është e madhe, përgjegjësia po aq”.

Ndërkohë në video lexohet qartë rritja e numrit të vizitorëve, e cila është shumë premtuese. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vetëm për dy muajt e parë të vitit janar-shkurt numri i vizitorëve në muze është rritur nga 5.960 në 14.154, në parqe është rritur nga 3.534 në 5616 vizitorë dhe në kala është rritur nga 4.581 në 7.122, duke shënuar kështu një rritje me të vërtetë domethënëse.

Promovimi, hapja e muzeve të rinj, investimet, fushata të ndryshme të inciuara nga Ministria e Kulturës, aplikimi për herë të parë i Biletarisë Elektronike si dhe shpallja e 2018-ës si Viti i Skënderbeut duket se kanë ndikuar në një numër të shtuar vizitorësh në monumentet e kulturës. Trend, që pritet të vijoj edhe në muajt pasardhës./ KultPlus.com

Të ngjajshme