займ на карту онлайн потребительский кредит

Scupi si qendër e rekrutimit të ushtarëve për ushtrinë romake

Nëntor 2, 2019 - 12:34 pm

Në rajonin e Mezisë së Epërme (Moesia Superior) nga Scupi e deri në Danub janë gjetur rreth 100 monumente të ushtarëve e oficerëve aktivë të këtij legjioni (të vdekur gjatë shërbimit të tyre aktiv ushtarak), si dhe mbi 300 monumente të veteranëve të saj, të cilët i përkasin periudhës kohore prej gjysmës së dytë të shekullit I e deri në fund të shekullit III të erës sonë, ndërsa monumentet e gjetura në territorin e ish-Dardanisë në pikëpamje kronologjike i takojnë gjysmës së dytë të shekullit I të erës sonë.

Më vonë edhe nga rajoni i Scupit rekrutoheshin ushtarët për nevoja të Legio VII Claudia.

Njësia elite për Gardën Perandorake

Në një monument të gjetur në Viminacium (Corpus Inscriptionum Latinarum vol.III, 14507, p. 2328) përmenden me emra 120 ushtarë të rekrutuar në vitin 169 dhe të demobilizuar honesta missione në vitin 195 për nevoja të luftës kundër narkomanëve, nga të cilët 35 ushtarë kishin qenë me origjinë nga Scupi e madje shumica prej tyre, bazuar në emra të tyre: Bithus, Dazo, Dassius, Mestrius, Mestula, Sausa kishin qenë indigjenë-dardanë e ndoshta edhe disa të tjerë me emra Attius, Valens, Germanicus, por ka edhe dëshmi të tjera të gjetura në rajone të ndryshme të Perandorisë.

Nga rajoni i Scupit po ashtu janë rekrutuar edhe ushtarët për Legio IV Flavia dhe janë përzgjedhur ushtarët për Gardën Perandorake Pretoriane, njësi kjo elite që kujdesej për sigurinë e perandorëve për të cilën ushtarët zgjidheshin nga provincat sipas normave e kritereve të ashpra ushtarake. /KultPlus.com

Të ngjajshme