Së shpejti Konventa e parë e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës

22 Tetor, 2017 - 2:23 pm

Nën organizimin e Kosovo Apparel Marketing Association më 6 nëntor mbahet Konventa e parë e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës, përcjell KultPlus.

Qëllimi i kësaj Konvente është të avancojë zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë. Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për prodhuesit e veshmbathjeve të Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë, dhe të gjithë akterët relevant të industrisë së veshmbathjeve.

Ngjarja mbahet më 6 nëntor, në Hotel Emerald në Prishtinë duke filluar nga ora 9:30./ KultPlus.com

Të ngjajshme