Shëngjini bëhet gati për festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike, priten 30 mijë turistë

24 Maj, 2019 - 9:30 am

Shëngjini po bëhet gati të presë rreth 30 mijë turistë në fund tëmuajit pasi kohë më parë u përzgjodh si vendi ku do të mbahet festivali ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM.

Festivali do të zhvillohet nga datat 31 maj deri me datën 3 qershor tek Rana e Hedhun në Shëngjin. Menaxherët e hoteleve pohojnë se, po bëhen përgatitjet për të për të pritur turistët tëcilët janë të shumtë në numër.

Të gjitha hotelet nga Rana e Hedhun deri, në Lezhë Qytet, Kune Vain dhe deri në Tale janë të zëna për ditët e para të qershorit.

Menaxherët e hotel Rafaelo, i cili është edhe njësia më e madhe hoteliere në zonë pohuan se, janë prenotuar rreth 1800 vende për pesë ditë.

Festivali do të sjellë kryesisht të rinj nga Europa Perëndimore, ndaj hotelet në zonën e Shëngjinit e shohin këtë si një mundësi të artë për ti tërhequr pjesëmarrësit si turistë në të ardhmen. Por rrezikohet edhe kundërta që për shkak të pjesëmarrjes së lartë tëmos ketë mjaftueshëm shërbime dhe kjo të rrezikojë imazhin e zonës në vijim.

Paketat e qëndrimit janë pesë ditore dhe çmimet variojnë nga 20 euro deri në 40 euro person në natë.

UNUM FESTIVAL është me përmasa ndërkombëtare dhe idedikohet muzikës elektronike. Këtë vit ai është konceptuar nga pesë elementë të thjeshtë të jetës; muzika, rëra, pisha, deti dhe malet. Dhe Shëngjini ishte vendi perfekt për këtë kanë pohuar organizatorët.

Festivali do të mbahet tek Rana e Hedhun, me tre faza, ku do të organizohen 60 shfaqje ndërkombëtare dhe vendore gjatë 4 ditëve dhe 3 netëve.

UNUM në latinisht do të thotë “Një”, jo një si një numër apo njësi matje, por “Një” si një e tërë.

Organizatorët e festivalit thonë se Shqipëria riviera e vendit është pamja e fundit e paprekur në Evropë, e mbushur me gjire të izoluara dhe plazhe të arta.

Rana e Hedhun ndodhet në cepin veriperëndimor të vendit.“Është vendi ku emri i festivalit me të vërtetë ka kuptim, me muzikën dhe skenën që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr. Rrezet e diellit shndritin në det ndërsa ndieni rërën nën këmbët tuaja dhe zhurma erës si në parajsë vjen nga pemët mëpisha. Skena e vendosur përballë sfondit malor, është hapësirë ​​e përkryer për të dëgjuar artistë të respektuar nga e gjithë bota” sipas përshkrimit qe kanë dhënë organizatorët.

Turistët perëndimorë do të vijnë kryesisht nga Rinasi dhe aeroporti Podgoricës me avion./KultPlus.com

Të ngjajshme