займ на карту онлайн потребительский кредит

Shkencëtari shkodran që la gjurmë në universitetet e Suedisë

20 Shtator, 2020 - 4:58 pm

Besnik Sykja u lind në qytetin e Shkodrës më 1948 në një familje qytetare me tradita patriotike. Mësimet e para i mori në qytetin e Shkodrës me rezultate të shkëlqyera. Pasion të veçantë kishte lëndët ekzakte dhe dëshira e tij ishte të bëhej shkencëtar në fushën e shkencave natyrore.

Në vitin 1967 filloi studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega fizike. Ashtu si pritej, edhe në fakultet u shqua si një student mjaft i zgjuar, këmbëngulës, studiues i thellë dhe sistematik, modest, i dashur, me shumë kulturë. Duke i njohur e vlerësuar tërë këto anë pozitive të tij, mbas mbarimit te studimeve të larta, Besniku u emërua asistent në katedrën e kimisë fizike të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Por i duhej të mbaronte edhe degën e kimisë. Menjëherë iu fut një pune studimore tepër intensive për të dhënë provimet në këtë degë, për të plotësuar kulturën e tij, sidomos aty ku ai kishte dëshirë të thellonte më tej punën studimore: në fushën e strukturës së lëndës dhe lidhjes kimike; i duhej të përgatitej edhe për t’u dhënë mësim studenteve, të përballonte kërkesat e shumta që kishte shkolla e lartë jashtë sferës mësimore-shkencore.

Duke pare forcën e tij intelektuale, në ‘79 u dërgua për studime në një prej universiteteve më në zë të botës- në Upsala të Suedise, pranë institutit të kimisë kuantike, i cili drejtohej nga një autoritet me famë botërore, prof. Lordin- anëtar i Komisionit Mbretëror Suedez i dhënies së çmimit Nobel për fizike e kimi. Mjedisi shkencor i këtij instituti ku Besniku përgatiste doktoraturën, e mirëpriti autoritetin e shkencëtarit të ri 32-vjeçar nga Shqipëria dhe fjalën e mendimin e tij e ndiqte dhe e dëgjonte me vëmendje. Në raportet e rregullta që përgatiste instituti shënohej: “Puna e Besnik Sykes përbënte ndihmesë me vlera të rëndësishme në fushën e kimise kuantike, në frontet e para te saj”. Ndërsa prof. J.L Calais, udhehëqës shkencor i Besnikut, i shkruante katedrës së kimise fizike të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë: “Është kënaqësi e veçantë të udheheqësh një kerkues si ai, që kombinon një kuptim të shpejtë dhe të qartëte problemit me një punë këmbëngulëse”.

Shkencetari i talentuar punoi ne fushen e kimise fizike, ne veçanti ate te kimise kuantike qe eshte nje shkence e re nderdisiplinore, ku nderthuren te matematizuara thellesisht ne nivelet me te larta metodat e kimise me ato te fizikes moderne. Nje kerkues i ndergjegjshem, por i zakonshem, nuk do te guxonte t’i futej kesaj rruge te shkences. Me kete shpjegohet edhe fakti qe nder te paktit qe kane punuar e punojne ne kete fushe pararoje te shkences radhiten emra nobelistesh. Besnik Sykja me formimin e shendoshe dhe njohurite e intelektit, me guxim e vullnet te jashtezakonshem iu perkushtua i teri kerkimit shkencor. Ne fushen e kimise kuantike qe ishte dhe drejtimi kryesor i punes se tij, Besniku ndoqi rrugen origjinale per te gjetur strukturen e spinoorbitaleve, percaktoi strukturen e tyre per secilen nga tete klasat e zgjidhjeve te pergjithshme te Hartri-Fokut, te cilat i kishte perpiluar 10 vjet me pare japoonezi Fukutoma. Por klasat e Fukutomes kishin ‘mbetur te papushtuara’ persa i takonte njohjes se struktures se tyre. Kete e beri Besniku, i cili ndertoi nje klasifikim te vetem, gjithperfshires dhe mundi te realizoje tipizimin unik per tete klasat e Fukutomes.

Ideja origjinale e Besnikut per kombinimin e ‘çiftezimit’ me ‘kooparaqitjet..’ e lejoi ate te ndertonte tabelen e skemave te çiftezimit per kerkimin sistematik te te gjitha zgjidhjeve te pergjithshme te Hartri-Fokut, per sistemet molekulare. Besniku ishte nder te paret qe perdori ekuacionet e hendekut energjetik per studimin e sistemeve molekulare dhe te reaksioneve kimike. Pikerisht ketu ai arrin njerin prej kulmeve me te forte te veprimtarise se tij krijuese e shkencore qe deshmon forcen e intelektit, elegancen e arsyetimit dhe intuiten e holle te shkencetarit.

Autoriteti i Besnikut rritej shpejt, kaloi me dinjitet nga auditoret shkencore te Universitetit te Uspales ne konferencat nderkomebtare. Korifejte e kimise kuantike po interesoheshin seriozisht per punimet e tij. Kur Besniku mbrojti doktoraturen ne Upsala (dhjetor 82), ndodhi diçka jo e zakonte. Oponenti i doktoratures kerkoi te dinte mendimin e Besnik Sykes mbi drejtimet perspektive me te rendesishme te kimise kuantike, sepse kjo do te ishte ne interes te veçante per te ardhmen e kesaj shkence. Veshtire se mund te gjesh vleresim me maksimal e dinjitoz.

Veprimtaria e tij e gjere dhe e thelle ka zene vend ne revistat shkencore me prestigjoze perendimore. Por ajo qe e ben edhe me te madherishme figuren e tij ishte lufta e heshtur me vdekjen e parakohshme. Besniku e dinte diagnozen, por punen nuk e nderpreu, e vazhdoi ate me intensitet dhe me stoicizem. Lidhjet me familjen e koleget gjithashtu nuk i nderpreu asnjehere, duke mos u ankuar.

Me 26 shkurt 1982 ai i dergonte nje leter shefes se katedres, Semiramis Alia, ne te cilen i shkruante: “Tani me falni qe do ju shqetesoj duke ju shkruar jo si zakonsisht lajme te mira. Ështe fjala per shendetin tim. Krejt rastesisht shkova per vizite te mjeku i syve per te gjetur numrin e sakte te syzave. Mjeku zbuloi nje hemorragji te lehte ne kapilare dhe sugjeroi analiza te menjehershme te gjakut. Doli se une vuaj nga nje semundje e pasherueshme gjaku (leucemi). Mjeku te ve ne dijeni te plote se çfare ke dhe si do te procedojme. Me thane te drejten, dhe ne fillim u troindita pa mase. Veshtire eshte te pershkruaj se ç’mendoja, por s’ia vlen te zgjatem ne kete pike. Se pari, do te deshiroja qe, mundesisht, askush ose sa me pak veta ta marrin vesh per kete. Se dyti, mendimi i mjekeve eshte se 3-5 vjet i garantojne. Ne nje gjendje te tille, aspak te lehte, une jam para nje dileme.. perspektiva e larget eshte e qarte, prandaj kohen qe me ka mbetur çdo njeri do deshironte ta kalonte prane familjes. Ky lloj arsyetimi te çon ne konkluzoionin qe me duhet te nderpores gjithçka dhe te kthehem ne Shqiperi. Kesaj i thone dorezim, dhe me e lene ne mes punen e nisur qe mua me duket se qe me shume sukses…”

Ndersa bashkeshortes Zamira ai nuk i shkroi asgje lidhur me semundjen. Ne letren e 23 marsit 1982 ai i shkruan: „E dashur Nila. Ate dite kur folem ne telefon s´e ke idene sa u gezova dhe u kenaqa me ty e Albanen (vajzen).. Kur iku ambasadori ne Tirane i kerkova te bisedonte mundesine e ardhjes tende dhe te Albanes ketu tek une per nja dy muaj. Mendova te kerkoj ardhjen tuaj ketu me shume per t’u vizituar edhe ti edhe Albana… Une jam mire me shendet e me pune, keshtu besoj te jeni edhe ju…“ Ne letren qe mban daten 1 janar 1984 ai shkruan: „Shpirtim im, sa keq me vjen qe nuk u ndodhem bashke ne kete periudhe, kur te dy kemi aq nevoje per njeri- tjetrin. Por prape mendoj se s’prish shume pune, mjafton qe gjithçka te na shkoje mbare. … Merak per mua mos u bej Nila, kujdesu per veten qe te mos ndodhe ndonje komplikacion”. Por djalin qe lindi me pas, Besniku nuk arriti ta njihte kurre. Ai u nda nga jeta me 30 prill 1984, djali lindi 20 dite pas ikjes se tij. Femijet u rriten nen kujdesin e nenes, Zamira, nje grua e devotshme dhe fisnike. Kerkesave te vazhdueshme te saj per nje pension te veçante askush nuk iu pergjigj. Megjithate, sot kushdo qe sheh kulmet e aritjeve shkencore te Besnikut, mrekullohet, por njeheresh edhe pezmatohet. Pse te ndodhte keshtu me te? Por, edhe pse jeta iu shua aq shpejt, ne moshen 36-vjeçare, bota shkencore e ka prane, e ka te sajin shkencetarin e madh. Ne e kemi te skalitur ne mendjet tona si shembull vetemohimi, guximi, perkushtimi, shkencetarin e madh, nderin e kombit te vet, Besnik Syken. /Nga M. BLLOSHMI/ KultPlus.com

Të ngjajshme