Shkurte Fejza: Djemtë më të këqij që i ka vendi, janë në elitën udhëheqëse të Kosovës

3 Tetor, 2018 - 2:00 pm

Këngëtarja e këngëve popullore, Shkurte Fejza, ka shpërthyer kundër klasën politike në një intervistë.

Ajo ka dhënë komente të ashpra për politikanët e Kosovës.

“Kosova ka pasur një fat të keq në udhëheqësi, sidomos pas luftës, djemtë më të këqij që i ka vendi janë në elitën udhëheqëse te Kosovës, po më vjen keq por në bazë të asaj se si po zhvillohen gjërat dhe në bazë të asaj se si qytetari i Kosovës nuk është i kënaqur nga asgjë që bëhet aty nga lidershipi.”, është shprehur Fejza.

Ajo tutje shprehet e zhgënjyer se si këta persona nuk e duan vendin e tyre.

“Sikur nuk e ndiejnë Kosovën, sepse njeriu duhet ta ndjejë vendin e vet dhe me marrë hapin i cili tu ka dhënë ty përgjegjësi më votën e këtyre të shkretëve. Duhet me pas një barrë në shpirt e jo të bësh çka ty të konvenon. Kam mëndu që njeriu mendon më mirë për vendin e vet, atdheun e vet, po jam zhgënjyer”, ka deklaruar ajo.

Krejt në fund ajo i quan edhe gangster udhëheqësit e vendit ton.

“Në përgjithësi ata që marrin vendime të mëdha në vendin tonë, janë për të ardhur keq, ata guxojnë, nuk pyesin, janë si gangster të them të drejtën”.

Ndiqeni videon dhe shikoni deklaratën e saj. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme