займ на карту онлайн потребительский кредит

Shpella e Kabashit, një atraksion ideal për një fundjavë ndryshe

Tetor 21, 2019 - 4:00 pm

Turizmi speleologjik në mbarë botën është kthyer në një dukuri mjaft tërheqëse për vizitorët kuriozë të natyrës dhe historisë.

Shqipëria është e pasur me një larmi të madhe shpellash, një ndër to është dhe Shpella e Kabashit një atraksion ideal për një fundjavë ndryshe. Ajo ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit, e njohur nga banoret e zonës si Shpella e Farricës.

Hyrja e saj është gati gati e padukshme, pasi është e ngushtë, por në brendësi të saj gjendet një bukuri e rrallë dhe mjaft tërheqëse. Me forma të çuditshme të krijuara nga Stalaktitet dhe Stalagmitet, me hapësira të ngushta, zgjerime, degëzime dhe labirinthe nëntokësore. Vende-vende mund të gjejmë dhe grumbullime rrjedhje ujërash.

E formuar nga depërtimi i ujit sipërfaqësor në thellësi, duke kaluar nëpër të çarat dhe shkëputjet tektonike të shkëmbinjve dhe duke krijuar ndër vite këtë shpellë me bukuri të rrallë me një gjatësi rreth 120 m.

Shpella ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Kjo shpellë ka qenë e banueshme dhe këtë gjë e dëshmojnë gjetjet e objekteve arkeologjike në të, si enë prej balte, vegla pune etj. /atsh / KultPlus.com


Të ngjajshme