займ на карту онлайн потребительский кредит

Shqipëria dhe Polonia thellojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës

6 Shkurt, 2020 - 7:20 pm

Shqipëria dhe Polonia thellim të bashkëpunimit në fushën e arkivave, kinematografisë dhe muzeologjisë. transmeton KultPlus.

Kështu u theksua gjatë një takimi të zhvilluar dje në Varshavë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë kulturore, zv.kryeministër i Polonisë, Piotr Gliński.

“Gjatë këtij takimi patëm mundësi të ndanim interesat tona të përbashkëta dhe të diskutonim mbi fushat ku mund të bashkëpunojmë”, – tha Margariti.

“Polonia është një nga vendet më mbështetëse të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe është e gatshme për të rinovuar marrëveshjen ekzistuese në fushën e kulturës dhe ta konkretizojmë atë në projekte konkrete, në sektorët e arkivave, kinematografisë, bibliotekonomisë, muzeologjisë etj”, – u shpreh Gliński.

Gliński shprehu dëshirën për të dërguar në Shqipëri një grup ekspertësh për të identifikuar nevojat reale dhe fushat ku mund të bashkëpunojmë, për promovimin e kulturës shqiptare në Poloni dhe anasjelltas./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme