‘Shtëpia e Musine Kokalarit jo që nuk u bë muze por u dogj, muze në Gjirokastër kanë bërë vetëm shtëpitë e diktatorit Enver Hoxha’

10 Shkurt, 2019 - 9:56 pm

Musine Kokalari ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XIX. Duke qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit “Zëri i lirisë” u arrestua më 17 janar 1946 dhe më 2 korrik të po atij viti u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit.

Ilri Seci duke iu referuar një dokumenti të Ambasadës amerikane, ka reflektuar mbi fatin e saj e cila edhe e vdekur kishte qëndruar me duart të lidhura. Ai ka thënë se shtëpia e saj jo vetëm që su bë muze por u shkatërrua tërësisht, e muze në Gjirokastër thotë se kanë bërë vetëm shtëpitë e diktatorit Enever Hoxha dhe ata që  kanë qenë shërbyes të tij.

KultPlus ju sjell më poshtë postimin e plotë të tij.

..Musineja u arrestue me 23 Janar të vitit 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg. Sa perbindshem u sollën ndaj saj në ditën e gjyqit, e deshmon ky kabllogram i Ambasadës Amerikane të kohës :

– “Dje pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqas të pandehurit. Kokalarit, njërës nga dy gratë e akuzuara, i shkulën pothuaj gjysmën e flokëve. Rojet bënin sehir”.

… Vdiq në vitin 1983 në internim dhe u varros nga komunalja. Mbas vitit 1991 kur e zhvarrosën të afërmit, panë që duert i kishte të lidhuna me tel me gjemba… Përbindëshat edhe të dekun kishin mendue me e lidhë…Shpia e saj në Gjinokastër jo vetëm që nuk asht ba muze por edhe u dogj krejt para do kohësh. Muze në Gjinokaster kanë ba vetëm shtëpitë e diktatorit Enver Hoxha dhe Malo Kadaresë-kanakarit të Enverit.

E na rrimë e vrasim mendjen pse nuk ban para ai vend – vendi që restauron e ban muze shpiat e diktatoreve e puthadorëve te diktatures, nuk asht vend që nderton demokraci, asht vend që restauron vetëm diktatura…/ KultPlus.com

Të ngjajshme