займ на карту онлайн потребительский кредит

Shuhet Mandushe Berisha, profesoresha e Universitetit të Prishtinës

Qershor 14, 2019 - 7:00 pm

Në moshën 77 vjeçare, ka vdekur sot Prof. Dr. Mandushe Berisha e cila ishte Doktore e Shkencës.

Profesoresha Mandushe Berisha ishte mbi 40 vjet mësimdhënëse e fakultetit të shkencave matematike-natyrore, e lëndëve të kimisë. Ishte ndër mësimdhënëset e para universitare në Kosovë.

Prof.dr. Mandushe, ishte Profesore ordinare në Universitetin e Prishtinës, FSHMN katedra e Kimisë, ku punoi mbi 40 vite. Doktoroi në Universitetin e Zagrebit.

Ajo ishte autore e shumë librave nga fusha e Kimisë, për klasat fillore, te mesme dhe atë universitare si dhe botoi me dhjetëra punime shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet te shtunën në varrezat e Prishtinës në ora 17:00 ndërsa mbledhja komemorative te hënën në ora 11:00 ne sallën solemne të Fakultetit Filologjikë. /Insajderi.com

Të ngjajshme