займ на карту онлайн потребительский кредит

Spanjollët kundër ‘risive’ në katedralen 800-vjeçare

19 Shkurt, 2021 - 4:11 pm

Ka ngjallur shumë reagime, plani për të ndryshuar katedralen e Burgos në Spanjë. Me rastin e 800-vjetorit të ndërtimit, është ideuar edhe  zëvendësimi me tre dyer të reja bronxi, çfarë me sa duket nuk mirëpritet nga qytetarët.

UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara, shumë arkitektë të njohur dhe mijëra spanjollë, kërkuan anulimin e projektit prej 1.2 milionë eurosh.

Nga ana e tyre, autoritetet lokale thanë se projekti i dizajnuar nga artisti Antonio Lopez, përbën një vepër arti bashkohor dhe se, dyert e tanishme prej druri janë të vjetra dhe nuk mund të riparohen.

Në dyert e katedrales shekullore, pasqyrohen Ati, Virgjëreshëa Mari dhe Jezusi, si fëmijë i vogël.

Megjithatë, mbi 31 mijë persona kanë nënshkruar një peticion, duke i konsideruar si të shëmtuara dyert e reja dhe duke shtuar, se trashëgimia po shkatërrohet.

Katedralja u shpall trashëgimi botërore nga UNESCO, më 31 tetor të vitit 1984, si simbol i të krishterëve në Spanjë. /konica/ KultPlus.com

Të ngjajshme