Stuhia e fortë rrëzon dy minare në portat e Taxh Mahalit

13 Prill, 2018 - 10:30 am

Njëra nga minaret e rrëzuara, paraqet një shtyllë të metaltë, tre metra të gjatë në portën kryesore, ndërsa minarja e dytë ka qenë më e vogël, e vendosur në portën jugore, të cilën e përdorin vizitorët e mauzoleut

Një zyrtar i Indisë, bën të ditur se stuhia e fortë ka rrëzuar dy minare në portat hyrëse të Taxh Mahalit në veri të Indisë, por që fatmirësisht nuk është dëmtuar mauzoleu nga mermeri i bardhë, transmeton AA.

Bhubanesh Kumar, zyrtar në Shërbimin për Mbikëqyrje Arkitekturore në Indi, tha të enjten se dëmi është i vogël, dhe se ekspertët do të realizojnë riparimin e dëmeve për një kohë të shkurtër. Sipas tij, era e cila në atë zonë ka qenë e shpejtësisë prej 130 kilometra në orë.

Njëra nga minaret e rrëzuara, paraqet një shtyllë të metaltë, tre metra të gjatë në portën kryesore, ndërsa minarja e dytë ka qenë më e vogël, e vendosur në portën jugore, të cilën e përdorin vizitorët e mauzoleut.

Taxh Mahali (Taj Mahal) është ndërtuar në shekullin e 17-të, dhe për çdo vit tërheqë rreth shtatë milionë vizitorë. Objekti është ndërtuar nga sunduesi Shah Jahan në shenjë kujtimi për bashkëshorten Mumtaz Mahal.

Të ngjajshme