Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940): ‘Kjo është një nga fotografitë më të mrekullueshme që kemi botuar ndonjëherë…’

14 Qershor, 2025 - 7:00 pm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2025

“Sunday Pictorial” ka botuar, të dielën e 7 janarit 1940, në faqen n°14, një shkrim asokohe rreth një fotografie të rrallë të Gjon Milit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ju kurrë nuk e keni parë këtë në jetën tuaj

Burimi : Sunday Pictorial, e diel, 7 janar 1940, f. 14
Burimi : Sunday Pictorial, e diel, 7 janar 1940, f. 14

Kjo është një nga fotografitë më të mrekullueshme që kemi botuar ndonjëherë.

Ju keni parë shumë fotografi mahnitëse nga gjeniu i objektivit Gjon Mili. Ne kemi publikuar shumë nga fotografitë e mrekullueshme që ai ka bërë me aparatin e tij të famshëm të njëqindmijtës së sekondës.

Është një fotografi me një temë të thjeshtë.

Vetëm një rrjedhë uji në momentin e prerjes nga një limë.

Mili e ka kapur në momentin e saktë që lima po kalon në të vërtetë përmes rrjedhës së ujit dhe gjithashtu ka arritur një autoportret të mahnitshëm.

***

Studioni detajet në fotografi.

Vini re se si çdo pikë e vogël dallohet me qartësi kristalore. Shikoni se si uji përhapet si një bobinë filmike.

Vetëm Mili mund të kishte krijuar një fotografi të tillë./ KultPlus.com

Të ngjajshme