Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta

2 Tetor, 2018 - 9:15 pm

Të mërkurave në mbrëmje rrugët e kryeqytetit janë tuajat. Kjo falë një organizimi atraktiv i cili ju fton që të mërkurën, të merrni biçikletën, të lajmëroni shoqërinë dhe të takoheni tek sheshi “Ibrahim Rugova” në ora 20:00.

Pastaj të gjithë së bashku të ndjekni rrugët kryesore të Prishtinës. Krejt në fund takoheni tek “Bike Friendly Cafe” në Dragodan.

Mos harroni të merrni me vete drita, qoftë të biçikletave, qofte ndonjë tjetër që “Ta ndriçojmë Prishtinën!”.

Gjithë secili që bëhet pjesë duhet të respektojë rregullat e qarkullimit dhe të grupit./KultPlus.com

Të ngjajshme