Të rinjtë gjermanë të impresionuar nga historia e Shqipërisë

12 Gusht, 2019 - 9:00 pm

Muzeu Historik Kombëtar u vizitua dje nga një grup të rinjsh gjermanë të shoqëruar nga të rinjtë shqiptarë të Diasporës.

Grupi i të rinjve, të shoqëruar nga Anduena Stephan, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Gjermani, u njohën me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga pavijoni i antikitetit deri në periudhën e regjimit komunist.

Të rinjtë shprehën një kënaqësi të vërtetë dhe u impresionuan shumë nga historia e Shqipërisë treguar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Pjesë e programit, përveç vizitës në Muzeun Historik Kombëtar, do të jenë dhe disa vizita në institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i Rinisë shqiptaro-gjermane përmes kulturave”, i cili organizohet nga Ministria e Integrimit të Landit të Veriut të Vestfalisë, Shoqata IDEAL e Diasporës dhe Konsullata e Nderit të Shqipërisë në Gjermani dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, me qëllim njohjen me natyrën, kulturën, historinë dhe traditën shqiptare. /ATSH /KultPlus.com

Të ngjajshme