‘Te shqiptarët, kur e jep fjalën duhet ta mbash, edhe nëse e rrezikon jetën tënde’ (VIDEO)

20 Tetor, 2018 - 11:23 am

Nas Daily, një faqe në Facebook që ka udhëtuar në Shqipëri dhe nga atje po sjellë reportazhe të ndryshme, së fundi ka sjellë një video për besën.

Besa – një fjalë kjo e panjohur për gjuhët tjetra, për shqiptarët do të thotë ta mbash fjalën.

Në video merr pjesë edhe Ilir Meta – President i Shqipërisë, i cili tregon se si as edhe një hebre i vetëm nuk i është dorëzuar nazistëve në Holokaust, vetëm sepse shqiptarët kanë dhënë besën ta mbrojnë secilin hebre të rrezikuar.

Besa – ka shumë rëndësi për shqiptarët, thuhet edhe në videon e cila po shpërndahet në rrjete sociale për të promovuar kësisoj këtë fjalë e mbi të gjitha këtë gjest ndër shqiptarë.

Besa, ose kulti i fjalë së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalë: ‘Në fillim ishte fjala’, shkruan KultPlus.

Besa-besë është një zotim solemn për të vepruar bashkarisht për një qëllim të caktuar, përdoret edhe si fjalë e nderit që i jepet për të përkrahur dikë ose për t’u lidhur me të. / KultPlus.com

Të ngjajshme