Tedx Tirana rikthet me eventin e titulluar “Connectivity”

10 Shtator, 2018 - 12:53 pm

Tedx Tirana, rikthehet me eventin e madh të këtij viti. Eventi i titulluar “Connectivity” është i pozicionuar tek Kisha Orthodokse “Ringjallja e Krishtit” dhe do të mbahet më datë 15 Shtator, shkruan KultPlus.

“Ashtu është zakon, 10 folës me fjalime tepër interesante do ju bëjmë të futeni më mendime, të reflektoni dhe të frymëzoheni. Të gjithë kanë nevojë për pak frymëzim në kohën e sotme digjitale”, shkruhet në njoftimin e Tedx Tirana.

Folësit e këtij viti janë: Herald Friedl, Mark Kosmo, Vasjen Kastro, Taulant Muka, Lori Amy, Edon Muhaxheri, Alice Taylor, Genti Selenica, Dhurata Thanasi and Jeta Xharra, të cilët do të rrëfejnë diçka të tyrën dhe do të “lidhen” me publikun.

Biletat janë në shitje pranë Destil Hostel por mund të gjenden dhe online tek: https://ticket.easypay.al/events/Tirana/all

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare Tedx Tirana në Facebook dhe Instagram./ KultPlus.com

Të ngjajshme