“Termokiss” nis programin ‘Krejt Ka Pak III – për njoni-tjetrin’

10 Dhjetor, 2018 - 7:00 pm

Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin tre ditor ‘Krejt Ka Pak III – për njoni-tjetrin’ me aktivitete të ndryshme.

Termokiss është qendra e parë shoqërore në Prishtinë e cila gjendet në lagjen Dardania, në afërsi të ngrohtores së qytetit “Termokos” dhe shkollës fillore “Dardania”. Objekti ku ky komunitet i zhvillon aktivitetet është ndërtuar në fillim të viteve të ‘90ta por asnjëherë nuk është shfrytëzuar deri në korrik të 2016, kur dhjetëra vullnetarë nga Kosova, Belgjika dhe Zvicra u bashkuan për të revitalizuar këtë strukturë nën ombrellën e projektit të quajtur “Toestand Mâche Prishtina”.

“Në vitin 2016, ndër herat e para, jemi njoftu me njani-tjetrin përmes koncertit “Krejt Ka Pak” ku shumë prej nesh e kemi ndje nevojën me u bashku e me punu për ni vizion t’përbashkët. Në vitin 2017 kemi vazhdu me festivalin “Krejt Ka Pak II – n’dorën tone” ku konteksti kryesor i aktiviteteve theksuan më tutje mësimet e marra në Termokiss, pra randësinë e përgjegjësisë individuale/kolektive. Këtë vit po takohemi sërish n’hapsinën e ngrohtë të Termokissit për me mbrri majën e potencialit tonë – kësaj here t’u e hulumtu’ temën e edukimit jo formal”, thuhet në njoftim.

“E ardhmja e lirë është ajo që na bon me vazhdu me dashtë me mësu. Çdo lloj eksperience është nji mësim që ka me nejtë me ty gjatë jetës, e që ka me t’rritë e me ta ushqy shpirtin.

Mënyra tradicionale e mësimit shpesh nuk osht ma efektivja, tu e marrë parasysh që jo krejtë jon t’mirë në landët që shkollat na ofrojnë. Jo krejtve iu pershtatet mënyra e njëjtë me mësu. Jo krejtve iu përshtatet mënyra e njejtë me marrë e shkepë dituni, edhe jo krejt nihen rahat mrena ni kornize t’caktume.

Sistemi arsimor që ekziston tash nëpër shumë vende t’botës i limiton nxanësit tu i futë në nji shabllon, në të cilin nuk vlerësohet individualiteti, e rezultatet e njejta priten prej krejtve. Problemet që lindin, mundohemi me iu gjetë zgjidhje mrena atij shablloni, kur ai shabllon është pikërisht problemi.

Na besojna që ka mënyra t’tjera për me u informu, për me mësu e për me ndritë mendjen tonë, e t’njoni tjetrit, tu mos u kufizu në një kallëp. Na besojna që mënyrat joformale t’mësimit munden me pasunu, përmirësu edhe me reformu sistemin qe ekziston qetash.

N’këtë edicion të Krejt Ka Pak me 14, 15 edhe 16 dhjetor, na kena me u fokusu n’edukim joformal, prej të cilit jemi tu u mundu qe një kohë t’gjatë me zhvillu mënyra të reja për me e eduku e arsimu veten e komunitetin, tu shkëmby eksperienca e dituni, edhe tu u konë aty, #PërNjoniTjetrin. Këto ditë jon të dedikuara për ty, për ne, e për krejt njerëzit që dojnë me dhonë diçka prej vetes, e me mësu sene t’reja. Këto ditë jon të dedikume për #KrejtKaPak.”

Gjatë tri ditëve të festivalit, do të keni mundësi ta shihni ekspozitën e historisë së ndërtimit dhe rrugëtimit të Termokiss, dhe gjithashtu një dokumentar të shkurtë në natën e hapjes.

Programi i plotë:

14 Dhjetor, e Premte

11:00 Wikipedia Editathon
17:00 ‘WORLD CAFÉ’ + Shfaqja e filmit t’shkurtë: IMAGINATORIUM
20:00 KEK Reunion: Dokumentar + Performancë Live
https://www.facebook.com/events/2228242987454074/

15 Dhjetor, e Shtune

11:00 Punëdore artizanale për fëmijë
13:30 Hour of Code: Programim Bazik për fëmij16:00 Punëtori për Modelim të Objekteve 3D + Virtual Reality
18:30 Diskutim: Filozofia e Matematikës dhe e Fizikës – https://www.facebook.com/events/1424945584306582/

21:00 FuckUp Nights Prishtina

16 Dhjetor, e Diel

11:00 Z38: Mësoni me skate
13:00 Termobilje: Punëtori me Dru
15:30 Stopmotion Animation & Stenciling Ëorkshop | SCS-Tetova
17:30 Shfaqje e Filmit: Kill Your Darlings + Diskutim
20:00 Educating through Slam Poetry
21:30 Stand-up Comedy

Të ngjajshme