Tre variantet e emblemës së Kastriotëve

5 Shtator, 2021 - 11:02 am

Emblemën e Kastriotëve, përveç stilit që është i njohur ndër shqiptarët, haset edhe në një stil të dytë që është shumë pak i njohur.

Kjo emblemë është gjetur në miniaturë me ngjyra në një libër Uratash, i cili u punua për t’iu dhuruar Skënderbeut nga ana e Alfonsit V të Aragonës dhe të Napolit.Viti i punimit dhe i dhurimit të këtij libri lidhet me vitin 1451 kur në Gaeta (Mbretëria e Napolit), u nënshkrua një traktat aleance midis Skënderbeut dhe Alfonsit të Napolit. Fusha e stemës është e ndarë në ngjyrë të artë dhe të kaltër. Mbi pjesën që eshtë me ngjyrë të artë eshtë e vendosur një shqiponjë e zezë, dykrerëshe e kurorëzuar dhe krahëhapur.

Lart është vendosur një trekëndësh i kaltër me yll të artë, tetëcepësh. Mbi pjesën e kaltër është luani i artë i ngritur në dy këmbët e pasme, i cili mban lart një shpatë po të artë. Në këndin e djathtë-lartë, eshtë një zambak i argjendtë.Ky kombinim simbolesh me siguri se eshtë lidhur edhe me Topiajt, si Principatë më e hershme se Principata e Kastriotëve.

Këtë lloj steme të Kastriotit, ku shqiponja eshtë bashkë me luanin e Topiajve e hasim edhe mbi varrin e Konstantin Kastriotit, nipit të Skënderbeut, në varrezat e kishës Santa Maria La Nova në Napoli të skalitur në vitin 1500 nën kujdesin e gruas së Skënderbeut, Donika Kastrioti.Emblemën e gdhendur në dy anët e monumentit mortor e ka analizuar dhe botuar studiuesi italian, Padilione në vitin 1870 dhe më vonë arbëreshi Zef Skiroi në Palermo në vitin 1904.

Për këtë stemë e kishte fjalën edhe profesori i nderuar Pëllumb Xhufi e që futi huti të paparë tek historianët shqiptarë në Maqedoni.Varianti i dytë dhe i tretë janë realizime të së njëjtës përfaqësi. Stema heraldike e familjes Kastrioti nga viti 1568, siç e cilëson edhe historiani Jahja Drancolli, e cila është përdorur në dukatin Nocera të shtetit të Napolit…!

Ky variant gjendet edhe në Bibliotekën dixhitale – qendra e dixhitalizimit në Mynih nën titullin 1550-1555 Chastrioto (Gjergj Kastrioti Skenderbeu) Insignia Venetorum nobilium II (A -IP) – BOD Cod.icon. 272, [Sl] Itali, 1550-1555 [BSB-Hss Cod.icon. 272].

Marrë nga usaalbaniansociety / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme