Turqia zhduk qytetin 12.000 vjeçar

12 Shtator, 2019 - 3:30 pm

Autoritetet turke po përgatiten të përmbytin qytetin 12.000 vjeçar, Hasankeyf, në juglindje të vendit, për të ndërtuar një digë.

Hasankeyf mendohet të jetë një prej vendbanimeve më të vjetra që vazhdojnë të jenë të banueshme në Tokë; ai ka me mijëra shpella, kisha e varre të hershme.

Banorët kanë protestuar me forcë duke e quajtur këtë vendim “një barbari”, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Por ky margaritar i historisë njerëzore shumë shpejt mund të zhduket; pjesa dërrmuese e tij do të mbulohet nga uji me nisjen e projektit të shumë diskutuar Ilisu.

“Puna për ndërtimin e digës dhe hidrocentralit të saj nisi në 2006-tën dhe Hasankeyf tani është vetëm disa javë larg shkatërrimit. Ekzekutivi turk i ka dhënë kohë banorëve deri në 8 tetor për tu larguar prej andej.

Ozoglu këmbëngul se qyteti mund të japë shumë përgjigje në lidhje me të kaluarën, duke e cilësuar atë “një dëshmi të së shkuarës njerëzore, që duhet mbrojtur me çdo kusht”.

Hasankeyf ka qenë vërtet pjesë e shumë kulturave të ndryshme në historinë e tij të gjatë, përfshirë atë tw Mesopotamisw, atë Bizantine, perandoritë Arabe dhe Osmane, por Hakan Ozoglu, profesor historie në Florida, thotë se vendbanimet e gjetura atje i paraprijnë të gjithë këto civilizime. /KultPlus.com

Të ngjajshme