Universiteti i Arizonës dhe ai i Prishinës shënojnë bashkëpunimin akademik me dokumentar

2 Maj, 2019 - 1:26 pm

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, kur Kosova ende po merrte këmbët nga historia e dhimbshme e luftës, pluhuri nga bankat shkollore fshihej ngadalë nga gjeneratat e reja e entuziaste zuri fill bashkëpunimi akademik mes universitetit të Arizonës dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Pokaq vjet kaluan derisa një grup studentësh u bënë tok për të bërë një dokumentuar që pasqyron shkëmbimin mes dy universiteteve nga i cili kanë perfituar njerëz që sot mbajnë poste kyçe në politikë e arsim.

Ndër pjesëmarrësit ka qenë edhe Fatmir Sejdiu ish-presidenti i Kosovës, që shkëmbimin mes UP-së dhe Universitetit të Arizonës e ka cilësuar si periudhë të kapërcyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Komunikim jashtëzakonisht i mirë për problemet e ndryshme të zhvillimeve të përgjithshme nga fushave që ishim të interesuar”, ka thënë Sejdiu në dokumentar.

Rektori i UP-së, Marjan Demaj ka thënë se nga vizita kanë nxjerrë konkluzione dhe kanë përpiluar një plan veprimi i cili pothuajse është realizuar plotësisht.

Stephen Batalden, profesor në “EMERITUS” Universitetin e Arizonës ka thënë se bashkëpunimi i parë ka nisur me 2001 dhe përfshinte adiministrimin publik dhe menaxhimin e biznesit. Si bashkëpunim nga i cili kanë përfituar e ka konsideruar edhe Shahin Berisha- profesor në Gateway Community College që ka ndihmuar studentët për të vendosur kontaktet e tyre me ish-pjesëmarrësit.

Hajredin Kuçi që atëherë ka qenë përgjegjës i UP-së për Marrëdhënie me jashtë, ndërsa sot është zëvëndëskryeministër i parë ka thënë se bashkëpunimi ishte shumë korrekt dhe i frytshëm, model i mirë për t’u zbatuar edhe në unviersitete tjera.

Zëvëndëskryeministri Enver Hoxhaj- atëherë udhëhiqte një organizate austriake që merrej me arsimin e lartë dhe ishte profesor në departamentin e shkencave politike në UP. Ka theksuar se bashkëpunimi me Universitetin e Arizonës ka shërbyer si orientim, jo vetëm i universitetit, por edhe vendit dhe shoqërisë.

Hoxhaj ka shpjeguar se nga ASU (Universiteti Shtetëror i Arizonës) kanë marrë mbështetje në kuptimin e ideve hapave, përpjekjeve që duheshin bërë që universiteti të

modernizohet, hapet, reformohet, të bashkëpunojë me botën dhe të konkurojë me të tjerët në botë. Hapi tjetër i mbështetjes ka qenë ai financiar.

Profesoresha e departamentit të gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj, ka kujtuar se bashkë me tre kolegë të tjerë të departamentit të gazetarisë kishin udhëtuar në shkollën e gazetarisë “Croncite” në Arizona për të parë si e kishin zhvilluar kurrikulën shkollore duke ia përshtatur nevojave të kohës, tregut dhe teknologjisë.

Në dokumentar ajo ka shpalosur edhe letërkëmbimin e parë mes saj dhe profesorit Batalden për një projekt. Koha e letrave tashmë ka perënduar, por bashkëpunimi ASU-UP, vazhdon akoma.

Myrvete Badivuku-prorektore për buxhet dhe financa ka thënë se kanë kaluar shumë vjet vizitës së saj në Arizona, por sot e asaj dite bën përpjekje të zbatojë kriteret dhe nivelin e diciplinës së tyre. Theranda Beqiri- Profesoreshë në Universitetin “Haxhi Zeka”, në Pejë, ka thënë se përvoja ka qenë e mrekullueshme.

“Kemi parë si mbahen ligjëratat në mënyrë interaktive dhe fillimi i prezantimeve me Power Point që ka qenë e re për botën dhe UP-në atë kohë”, ka shtuar Beqiri.

Studentët që e kanë punuar dokumentarin Vesa Guhelli, Xheneta Uka, Marigona Redenica, Kaltrina Jashari, Kaltrina Bejiqi, Urall Boshnjaku, Alberta Hyseni, Fatlum Berisha, Adnan Berisha dhe Fjolla Hajrizaj janë apsolventë të gazetarisë dhe mësimet që i kanë marrë gjatë punës në dokumentar po u shërbejnë për lëndën “Gazetari televizive”, që e ligjëron profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj dhe asistenti Alban Zeneli.

Studentja Kaltrina Jashari, ka thënë, falë punës në dokumentarin që i kushtohej 18-vjetorit të bashkëpunimit ASU-UP kanë përvetësuar punën praktike të cilën po e kombinojnë me mësimet e teorisë.

“Poashtu kontaktet e krijuara me të intervistuarit, momentet e realizimit të intervistave dhe vizita nëë institucionet ku janë realizuar intervistat do të mbeten një përvojë e paharruar”, ka thënë Jashari. Kontribut në dokumentar kanë dhënë edhe studentët e ASU dhe mund ta shihni këtu.

Të ngjajshme