Veseli: Kosova ka thesare të qytetërimit që duhen restauruar për turizëm kulturor

11 Nëntor, 2018 - 7:01 pm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot kalanë e Korishit në Prizren për të parë nga afër gërmimet dhe restaurimet që po bëhen atje.

Veseli i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se toka e Kosovës përveç pasurive natyrore, ka edhe shumë thesare të qytetërimit.

“Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet t’i zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për t’i kthyer në qendra të turizmit kulturor”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Të fundit

Të ngjajshme