Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit, gurthemeli vendoset në vitin 2020

14 Maj, 2019 - 11:57 am

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin në të cilin është paraparë të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë.

Veseli ka propozuar që ky Memorial të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet, në një hapësirë prej 9 hektarësh e cila aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

“Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin tonë. Serbia dhe kryesit e krimeve do të përgjigjen për këtë gjenocid të kryer në Kosovë. I falënderoj të gjitha organizata që merret me ndriçimin e të vërtetesë të gjithë mekanizmat edhe vendorë edhe ndërkombëtar që kanë shprehur interesin për iniciativën tonë, edhe kongresin Amerikan që na ka mundësuar që të rrëfehen këto krime”.

Ditë më parë, Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një komisioni shtetëror i cili tashmë pritet të formalizohet të enjten në seancë parlamentare dhe pas punës së tij do të rezultojë edhe inicimi i hapave tjerë drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtarë. / Ekonomia online/ KultPlus.com

Të ngjajshme