займ на карту онлайн потребительский кредит

Veturat Zastava 750 – Fiça mbushin 64 vjet

Tetor 20, 2019 - 6:21 pm

Me 18 tetor të vitit 1955 u prodhuan për herë të parë makinat Zastava 750, të njohura në Jugosllavi edhe me emrin Fiça.

Edhe në Kosovë ndër vite, nën regjimin jugosllav, kanë ekzistuar këto vetura.

Veturat janë prodhur nga kompania serbe Zastava nga Kragujevaci, deri në vitin 1985 kur edhe kanë dalë nga prodhimi dhe përdorimi.

Madje, kjo veturë për një kohë është shitur e përdorur edhe në Kolumbi.

Vetura ishte e famshme për shkak që harxhonte më pak naftë dhe kushtonte më pak, meqë konsiderohej si veturë e dorës së dytë. Dikur vetura u bë edhe simbol nostalgjie dhe shumë njerëz filluan ta blenin sa për ta pasur si kujtim, e më pak për ta vozitur.

Një stil i veçantë i Fiçës ishin edhe dyert, të future më kah fundi i rrotave sesa më afër tyre.

Zastava 750 dhe 850 sot shihen në tërë territorin e ish Jugosllavisë, sidomos më shumë në Serbi ku ende shumë njerëz e vozisin Fiçën.

Këtë vit Fiça mbushë plot 64 vjet jetë. / KultPlus.com

Të ngjajshme