Vojsava apo Jella, dilema e familjes së Skënderbeut

19 Janar, 2018 - 9:00 pm

“Ndërkohë, Gjon Kastrioti kishte krijuar një familje me një karvan fëmijë. Burimet tregimtare pajtohen kur thonë se ai ishte martuar me Vojsava Tribaldën, e bija e sundimtarit të Pollogut (trevë midis Gostivarit dhe Tetovës). c, të lëshuar më 15 mars 1439, e cila do të trajtohet në Kreun VI, sh.6, e shoqja e Gjon Kastriotit quhet Jella, kurse sipas biografëve të Heroit, Jella ishte vajza e tretë e Gjonit. Para se të hidhet poshtë njoftimi i burimeve tregimtare duhet lexuar me kujdes dorëshkrimi në origjinal, i cili në gjendjen e botuar nga L. Malltezi është i palexueshëm. Por edhe nëse në prokure quhet Jella nuk përjashohet mundësia që ajo të kishte dy emra, fenomen të cilin e ndeshim edhe në familje të tjera në radhët e bujarëve mesjetarë. Sidoqoftë për shkak të emrit, disa historianë e konsiderojnë Vojsavën sllave nga familja. Por të tjerë, duke u nisur nga lehtësia me të cilën shqiptarët kanë përdorur emra të huaj, (Karl Thopia dhe Gjergj Arianiti kishin vajza me emrin Vojsava), nuk e gjykojnë kombësinë e tyre as nga emri, as nga mbiemri, ndonëse në këtë rast, mbiemri Tribalda nuk është me origjinë sllave, por ilire. Ndër shkrimtarët e hershëm, Gjon Muzaka e thotë shkoqur se Tribaldët qenë shqiptarë.”

Kristo Frashëri, “Skënderbeu”, Tiranë, 2002, fq. 71

Të ngjajshme