Zbulohen gjurmë dinozauri 200 milionë vjeçare

28 Prill, 2019 - 7:40 pm

Kërkuesit kanë zbuluar një gjurmë të fosilizuar dinozauri që është rreth 200 milionë vjeçare, gjatë një ekspedite në Antarktidë.

“Zbulimi ishte një gjurmë në formën e dorës së një kafshe nga grupi i arkozaurëve”, tha të mërkurën Instituti Federal i Gjermanisë për Gjeoshkencat dhe Burimet Natyrore (BGR) në qytetin verior të Hanoverit.

Megjithatë, ende nuk dihet për çfarë lloji i dinozauri bëhet fjalë.

Kërkuesit e zbuluan gjurmën në janar të vitit 2016 në Heliuell Hills në veri të Viktoria Lend, por gjetjet e tyre u botuan tani në revistën “Polar Research”.

“Kocka dinozaurësh janë zbuluar më parë në veri të Viktoria Lend”, tha kryesuesi i ekspeditës Andreas Laeufer, por në veri, as edhe një dhëmb nuk është gjetur akoma.

“Ishte një gjë që nuk e prisnim”, tha ai për këtë zbulim.

Për më tepër, shkencëtarët kanë gjetur mbetje të fosilizuara të pyjeve rreth 1700 kilometra nga Poli i Jugut, transmeton ATSH.

“Kjo tregon se Antarktida nuk ka qenë kontinenti i akullt që ne njohim sot, para 200 milionë viteve”, theksoi Laeufer./ KultPlus.com

Të ngjajshme