Zbulohet një shpellë gjatë punimeve në autostradën Prishtinë – Shkup

29 Shtator, 2017 - 11:43 am

Organizata për mbrojtjen e mjedisit, “Gjethi”, ka njoftuar se dje gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë, kompania që është duke u marrë me këto punime hasi në një shpellë.

“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera, si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon, andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm. Ne si shoqëri civile jemi dukë shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit”Gjethi”. / KultPlus.com

Të ngjajshme