Zbulohet një xhami 1200 vjeçare, një ndër të parat në botë

19 Korrik, 2019 - 1:07 pm

Një nga xhamitë më të hershme në botë, e ndërtuar rreth 1 mijë e 200 vjet më parë, është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.

Mbetjet, që datojnë nga shekulli i 7 ose 8, u gjetën në qytetin beduin të Rahatit. Autoriteti i Antikve të Izraelit, thotë se xhamia u zbulua gjatë ndërtimit të punimeve në zonë, transmeton rtv21.tv.

Kjo është xhamia e parë e njohur nga kjo periudhë në zonë, duke krahasuar moshën e atyre që gjenden në Mekë dhe Jerusalem. Drejtuesit e gërmimit Jon Seligman dhe Shahar Zur thanë se xhamia do të jetë “një zbulim i rrallë kudo në botë”.

Studiuesit besojnë se kongregacioni i xhamisë ka shumë të ngjarë të kenë qenë fermerë lokalë. Ndërtesa ishte e formë drejtkëndore, kishte vendin e imamit dhe ishte e kthyer drejt Mekës (vend i shenjtë islam).

“Këto karakteristika janë prova për qëllimin që ishte përdorur kjo ndërtesë, qindra vite më parë”, ka thënë Mr Seligman.

Kjo është nga xhamit e para që është ndërtuar pas arritjes së Islamit në atë që njihet si Izraeli i sotëm, kur arabët pushtuan krahinën e atëhershme bizantine në vitin 636, sipas GIdeon Avni, një ekspert i historisë së hershme të Islamit./21Media / KultPlus.com

Të ngjajshme