Zëvendëskryeministri Gashi dhe arbëreshët e Italisë priten nga familja e presidentit Rugova

5 Maj, 2019 - 9:52 pm

Në ditën e tretë të qëndrimit të tyre në Prishtinë, arbëreshët e Italisë kanë bërë homazhe sot tek varri i presidentit Ibrahim Rugova. Bashkë më zëvendëskryeministrin Dardan Gashi ata janë pritur edhe në familjen e presidentit Rugova.

Ata janë informuar për jetën dhe kontributin që presidenti i ndjerë ka dhënë për pavarësinë e Kosovës.

Bashkëshortja e presidentit, Fana Rugova ka thënë se ata kanë lidhje të veçantë me arbëreshët dhe se janë të lumtur që po i presin në shtëpi.

Njëri nga arbëreshët tregoi se kishte marrë pjesë ne një interviste me Rugovën dhe se e mban mend atë si njeri paqësorë. Zëvendëskryministri i Kosovës Dardan Gashi, është zotuar se do vazhdoj të mbajë dhe fuqizoj lidhjet me arbëreshët e Italisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme