Zëvendësohen 70 harta ku Kosova figuron pjesë e Serbisë, zviceranët kërkojnë falje

29 Gusht, 2018 - 9:52 pm

Rreth 70 harta të reja të murit duhet të zëvendësohen për shkak të një gabimi, në shkollat e Gjenevës. Në to, Kosova shfaqet si një krahinë serbe e jo si një shtet i pavarur.
Rreth 70 harta të reja të murit nëpër shkollat ​​e Gjenevës, duhet të zëvendësohen për shkak të një gabimi. Në to, Kosova shfaqet si një krahinë serbe e jo si një shtet i pavarur.

Kantoni i Gjenevës ka anuluar urdhrin për kompaninë “Michelin”. “Ky është një gabim për të ardhur keq”, ka deklaruar Pierre-Antoine Preti, zëdhënës i Drejtorisë Arsimore të Gjenevës të mërkurën. Ai e ka konfirmuar një informatë përkatëse të gazetës “Le Temps”, përcjell Albinfo.ch.

Çdo vit, kantoni i Gjenevës i ndryshon pjesët e hartave të cilat janë të varura nëpër klasa. Kohët e fundit, Drejtoria Arsimore bleu 73 harta nga prodhuesi prestigjioz francez Clermont-Ferrand.

“Michelin” u zgjodh si furnizues sepse është kompania e vetme që ofron harta të plastifikuara. Kantoni i Gjenevës tani do të marrë harta nga prodhuesit e tjerë dhe do t’i plastifikojë me shpenzimet e veta, tha Preti. Kopjet me të meta janë kthyer.

Zvicra ishte një nga shtetet e para që në vitin 2008 e njohu Pavarësinë e Kosovës. Sot, më shumë se 110 shtete nga një total prej 193 shtetesh anëtare të OKB-së, Kosovën e konsiderojnë si një shtet sovran – por jo edhe Serbia, nga e cila u nda. Gjithashtu, 5 nga 28 shtetet Anëtare të BE-së refuzojnë të njohin Kosovën: Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja.

Të ngjajshme