Zyrtari për Kulturë në Suharekë fyen gazetarin për shkak të gabimeve drejtshkrimore

22 Dhjetor, 2017 - 6:02 pm

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në komunën e Suharekës së fundi ndau mirënjohje për sportistët e kësaj komune, por si pasojë e kësaj kishte ndodhur një incident.

Gazetari i Theranda Post, Brahim Thaqi, kishte bërë një postim në Facebook ku kishte përmendur gabimet drejtshkrimore në këto Mirënjohje për këta sportistë.

Këtë nuk e priti mirë Refki Gollopeni, Zyrtari i Departamentit të Kulturës në komunën e Suharekës, i cili fyu gazetarin në komentin e tij në atë postim.

“Mi rr*** topat brahim”, kishte shkruar Gollopeni, e më pas të njëjtën fyerje ia kishte adresuar edhe artistit Burhan Sejdiu.

Gollopeni është edhe artist dhe kurator i disa ekspozitave në Prizren dhe në qytete tjera të Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme