займ на карту онлайн потребительский кредит

Arti i Tattoo-ve, shndërrimi i tij nga Subkultura në PopKulturë

Qershor 23, 2019 - 8:30 pm

Tashmë arti i Tattoo-ve ka “shpërthyer” në kulturat botërore, duke e marrë vëmendjen e medieve, ku shfaqjet televizive të bazuara në industrinë e tatuazheve po shfaqën gjithnjë e më shumë, dhe faqet  e rrjeteve sociale për kulturën e tattoo-ve numërojnë miliona ndjekës.

Duke treguar një histori, të shkruar në cilën do gjuhë, nga simbolet që përshkruajnë imazhe kulturore dhe dizajnime të ndryshme të shkronjave, tattoo arti tashmë është shndërruar në artin e një kanvance të gjallë.

Në ditët e sotme, pothuajse është e pamundur të ecim në rrugë e të mos shohim persona me vizatime të ndryshme në pjesët e tyre të trupit, gjithashtu tattoo arti është bërë mjaftë prezent edhe në pjesën e showbiz-it dhe tek sportistët me famë botërore.

Raporti i Qendrës Kërkimore PEW (Amerikë), raporton se sot, 36 % e amerikanëve të moshave 18-25 vjeç, kanë të paktën një tattoo, ku, si shifër, tregon se jo rastësisht industria e tattoo-ve është biznesi i gjashtë më i shpejt në rritje në Amerikë, ku si rritje, vije edhe tek politikat e rrjeteve sociale, ku ka më shumë se 147 milion kërkime online lidhur me tattoo artin çdo muaj.

Konventa e Tattoo artistëve “Hell City tattoo convent”

Tashmë Tatto arti është bërë pjesë e shoqërisë, ku në të kaluaren, ky art konsiderohej tabu, sot është bërë normale dhe shumë i pranueshëm. Para disa dekadash, tattoo-t konsideroheshin normale për marinarët, të burgosurit dhe anëtaret e bandave motorike, mirëpo sot e shohim tek kushdo qoftë, pa marrë paragjykime nga shoqëria dhe kolegët e punës, në cilindo profesion.

Arti i tatuazheve, sipas provave shkencore dëshmon që ka qenë pjesë e kulturës njerëzore për mijëra vite,  ka qenë prezent pothuajse që nga fillimi i historisë njerëzore, fjala tattoo mendohet që rrjedh nga gjuha Poleponeze, që ka kuptimin “të godas”, dhe Tatau nga gjuha Tahiti, që nënkupton “të shënosh”.

Në vitin 1991, alpinistët gjerman në Alpet Oztal (pranë kufirit midis Italisë dhe Austrisë), zbuluan mbetje të mumifikuara të një njeriu parahistorik, ku me analizën e Datimit përmes karbonit, do të dëshmonte se ishte i mumifikuar 5300 vjet më parë, ku mumja e quajtur Otzi,u zbulua me mjetet primitive të harkut dhe shigjetave, dhe veçoria unike e tij, ishte se trupi i tij ishte i mbuluar me 57 tatuazhe që nga qafe deri tek këmbët.

Një vëmendje e posaçme u krijua me shfaqjen e parë televizive të tatuazheve Miami Ink, ku dyqani legjendar në South Beach, Miami Ink ftoi në një përzierje unike të artistëve të talentuar dhe karizmatik të tatuazheve, duke krijuar një stereotip të ndryshmit të mendësisë së tjerëve, sepse vetëm ata që kishin bërë tatuazhe e dinin se çfarë kishte brenda Miami Ink, dhe një sukses tjetër ishte edhe për pronarin Ami James, ku ky reality show i ndihmoj në punën e tij aty.

Arti i Tattoo-ve në mbarë botën ka krijuar edhe konventat e tij vjetore, ku përmendim: La Spezia Tattoo show, Tattoo meltdown convention, Carcassonne Tattoo convention, Linas Tattoo convention, 8th Tattoo Tea party, Tattoo expo Leipzig, Sweetwater Inkfest etj./ KultPlus.com

Të ngjajshme