“Yesterday” si homazh për rock grupin“The Beatles”

30 Qershor, 2019 - 8:57 pm

Komeditë romantike të Richard Curtis – “Four Weddings and a Funeral” dhe “Love Actually” janë filmat më të mirë të tij – të ngjallin aq shumë emocion, saqë do të donim që ato të bazoheshin në ngjarje të vërteta. 

Filmat e tij janë rrëfime që të duken si të vërteta, përderisa personazhet dhe ngjarjet janë aq të gjalla, saqë paraqesin një shkëputje prej rutinës së përditshmërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu, një e veçantë e këtyre filmave është se nuk të duhet shumë mund për t’u bërë pjesë e tyre. Filmi i tij i ri, “Yesterday” i ka të gjitha këto tipare, përpos se këtë radhë paraqet rrëfim dashurie midis adhuruesve të filmit dhe grupit “The Beatles”.

 E veçanta e filmit qëndron te personazhi, muzikanti i pasuksesshëm nga Suffolku, i quajtur Jack Malick, i cili zgjohet një ditë si i vetmi person në botë të cilit i kujtohet ky grup. Këngët origjinale dhe zëri i Jackut, të cilin e dëgjojmë në fillim të filmit, janë krejtësisht në rregull, por jo edhe të mjaftueshme për të bërë famë. Himesh Patel, i njohur për audiencën britanike nga “EasyEnders”, e bën Jackun të talentuar mjaftueshëm që Ellie (Lily James) të veprojë si menaxhere e tij. Asnjëri nuk e pranon se ndien diçka për tjetrin, por filmi na e bën të qartë këtë gjë/ KultPlus.com

Të ngjajshme