14-vjeçarja lindë fëmijë në Gjilan

29 Dhjetor, 2018 - 6:22 pm

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit, është bërë nënë më 24 nëntor të këtij viti. Gazeta Insajder merr vesh se lindja e foshnjës është bërë nga një rast incesti ku vajza 14-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e dajës 16-vjeçar.

Mirëpo foshnja që ka ardhur në jetë nga marrëdhënia seksuale e dy të miturve është braktisur. Ajo është duke qëndruar ende në spital, raporton Insajderi.

14-vjeçarja ka lindur në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar se edhe babai i foshnjës është i moshës së mitur, Sipas informacioneve që janë dhënë për Insajderin babai i foshnjës është vetëm 16-vjeçar.

“Foshnja është e braktisur, qendra për punë sociale ka dashtë me marr për me dërgua tek institucionet përgjegjëse mirëpo nuk e kemi liruar për shkak se ka qenë me terapi dhe pas Vitit të Ri besoj që do të vinë ta marrin”, ka thënë Dr. Blerim Bajrami.

Kujtojmë se të martën e kësaj jave në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka lindur një vajzë 13-vjeçare.

Gazeta Insajderi ka raportuar se 13-vjeçarja është e martuar në Gjakovë dhe është shtetase e Shqipërisë./insjaderi.com/ KultPlus.com

Të ngjajshme