90 vjeçarja në Shqipëri shërohet nga koronavirusi

10 Prill, 2020 - 10:56 pm

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka thënë se një e moshuar 90-vjecare nga Hasi është shëruar nga koronavirusi.

“Pas 7 ditësh të vështira në spitalin infektiv, nënë Nifja, 90 vjeçarja nga Hasi ka mundur Covid19 dhe sot është kthyer në shtëpi e shëruar”, shkruan Manastirliu.

Deri tani numri i të shëruarve nga koronavirusi ka shkuar 182. Ndërsa numri i të infektuarve në 416./oranews.tv/ KultPlus.com

Të ngjajshme